Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rashford befason PSG, “manita” e Barcelonës. Festojnë Strakosha dhe Muriqi

schedule22:57 - 20 Tetor, 2020

schedule 22:57 - 20 Tetor, 2020

17 gola janë shënuar në gjashtë përballjet e mbrëmjes në Champions League. PSG-Manchester United ishte dueli më i fortë, por në fund festuan miqtë pas fitores 1-2. Anglezët kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me anë të Bruno Fernandes nga pika e penalltisë.

Keylor Navas priti gjuajtjen e parë të kapitenit të ri të “Djajve të Kuq”, por goditja u përsërit nga arbitri kryesor. Portugezi u tregua i saktë herën e dytë dhe United në avantazh. PSG gjeti golin e barazimit në minutat e para të pjesës së dytë.

Golat dhe rastet e PSG-MANCHESTER UNITED

Goditje këndi për vendasit dhe autogol me kokë i Anthony Martial. Gjithsesi, United shënoi një gol të bukur me anë të Markus Rashford tre minuta nga fundi dhe u kthye në shtëpi me tre pikë të rëndësishme. Merita ka edhe David De Gea, i cili frenoi sulmet franceze me pritjet e tij.

Barcelona e nisi keq duelin në “Camp Nou” përballë Ferencvaros, por në fund triumfoi 5-1. Kampionët e Hungarisë, pjesë e të cilëve është edhe Myrto Uzuni (mungoi pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus), shënoi një gol (u anulua për pozicion të parregullt) dhe goditi traversën.

Golat dhe rastet e BARCELONA-FERENCVAROS

Vetëm kaq pasi Leo Messi me një penallti të fituar po vetë dhe Ansu Fati, i dhuruan katalanasve të Roland Koeman avantazhin e dyfishtë. Në pjesën e dytë erdhën edhe rrjetat e Philippe Coutinhos, talentit Pedri dhe Ousmane Dembele, teksa miqtë realizuan golin e nderit nga pika e penalltisë.

Golat dhe rastet e LAZIO-DORTMUND

Spektakël, gafa dhe gola në “Olimpico” mes Lazios dhe Dortmundit. Ekipi italian e nisi shumë mirë aventurën në Champions League, duke arritur një fitore 3-1. Ciro Immobile, Felipe Luiz dhe Jean Akpa Akpro shënuan për vendasit, ndërsa rrjeta e Erling Haaland nuk i vlejti verdhezinjve gjermanë.

Debutim fantastik në kompeticionin më të rëndësishëm për klube për Thomas Strakoshën (titullar si gjithmonë mes shtyllave të Lazios) dhe Vedat Muriqin, i cili u fut në fushë në minutën e 67-të në vend të Angel Correas.

Rastet e CHELSEA-SEVILLA

Në sfidat e tjera ra në sy barazimi i bardhë mes Chelsea dhe Sevillas. Pa fitues u mbyll edhe takimi Rennes-Krasnodar, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas rezultatit 1-1. Fitore shtëpiake për Leipzig, që iu fal dy golave të spanjollit Angelino në pjesën e parë për të triumfuar ndaj turqve të Basaksehir. /abcnews.al

Golat dhe rastet e LEIPZIG-BASAKSEHIR

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!