Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e rasteve të reja me Covid, ky është vendi i parë në Europë që rikthen karatinën

schedule21:57 - 20 Tetor, 2020

schedule 21:57 - 20 Tetor, 2020

Koronavirusi kohë të fundit duket se është përhapur me ritme të shpejta në të gjithë botën. Shumë vende tashmë në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid kanë marrë masa të reja kufizuese. Irlanda është një ndër vendet që pritet të mbyllë sërish pjesën më të madhe të ekonomisë dhe shoqërisë së saj.

Me një bllokim të tillë Irlanda, bëhet një ndër vendet që rikthen masat më të ashpra anticovid në Evropë.

Dyqanet me produkte ose shërbime jo-thelbësore do të mbyllen dhe njerëzve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi për gjashte jave dhe bllokimi do te nise qe nga mesnata e se merkures.

Vizitat në shtëpi private ose kopshte nuk do të lejohen dhe nuk do të ketë mbledhje përveç dasmave dhe funeraleve të kontrolluara fort. Numri i të ftuarve s’duhet të kalojë 25 për dasmat dhe deri në 10 njerëz mund të jenë në një funeral.

Do të ketë një sistem gjobash, për ata që shkelin kufizimet, përveç njerëzve që iu duhet të lëvizin për punë apo për qëllime të tjera të rëndësishme.

Dy familje mund të takohen në natyrë, vetëm brenda kufirit të udhëtimit. Transporti publik do të funksionojë me kapacitet 25%.

Bashkë me dyqanet jo-thelbësorë të shitjeve me pakicë, do të mbyllen edhe sallonet e bukurisë, palestrat, qendra të kohës së lirë etj. Lokalet e natës, kafenetë dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë vetëm vakte për t’u marrë me vete apo për t’u dërguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!