Ish ministri i Jashtëm Kastriot Islami këtë të martë në një intervistë për Abc News ka komentuar çështjet që janë diskutuar në takimin e kryeministrit Edi Rama me ministrin e Jashtëm Grek Nikos Dendias.
Islami në fjalën e tij për Abc News ka theksuar se dërgimi në Gjykatën Ndërkombëtare i çështjes së detit është një mënyrë që Rama ka zgjedhur për të justifikuar veten.
Sipas ish ministrit, në Hagë do të shkojë marrëveshja e arritur në kohën e qeverisë Berisha, në vitin 2012.
“Nëse palët bien dakord të negociojnë ose ta çojnë në Gjykatën Ndërkombëtare është pala jonë që e ka më të vështirë, pasi e kemi çështje në Kushtetuese, dhe këpucët i kemi më të shtrënguara, por nëse dy palët bien dakord atëherë çështja do të shkojë për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare dhe do të trajtohet si një çështje debati mes dy vendeve. Gjykata Ndërkombëtare do të marrë një vendim, por ato janë të detyrueshme për gjykatat e atij vendi dhe në këtë rast preket vendimi i Kushtetueses, por ky është defekti i Ramës pasi e ka çuar në këtë shkallë dhe është i detyruar që të pranojë cenimin e sovranitetit, për interesat e tij të ngushta.
Gjykata Ndërkombëtare mesa kam kuptuar unë, por për më shumë do të shikojmë në ditët në vijim do të dërgohet marrëveshja e 2012 e arritur në kohën e Berishës, nga një anë dhe nga ana tjetër Rama si klloun do të luajë rolin e nacionalistit dhe të shikojmë se si do e mbrojë ose do të bëjë sikur Rama për mbrojtjen e këtij vendimi. Unë mendoj dhe për më tepër duhet të presim vendimin, se vendimi do të jetë afër marrëveshjes së 2012 , pasi Gjykata Ndërkombëtare nuk merret me rregullimin e marrëveshjes, por vetëm me verifikimin e gjërave të vogla. Por më pas duke pasur një marrëveshje, një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare dhe një të gjykatës Kushtetuese Rama do të thotë se tashmë nuk ka të bëjë më.
Rama sot ka bërë një veprim të vonuar që duhet të ishte bërë më shpejt dhe jo të vonohej, kur ka ardhur në pushtet ka thënë se do të ketë në fokus problemet me fqinjët por tashmë ai i ka thelluar problemet me fqinjët. Rama sot ishte në pozicion lëpirës dhe për të maskuar këtë pozicion luajti rolin e nacionalistit”, është shprehur Islami.e.su./abcnews.al