Dendias u prit me protesta nga PDIU, Dervishi: Rama të thoshte sot atë që kanë pranuar grekët

schedule18:26 - 20 Tetor, 2020

schedule 18:26 - 20 Tetor, 2020

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ishte sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Mirëpo, teksa kryediploati grek vijonte me takimet e tij zyrtare, në të njëjtën kohë PDIU dhe shoqata Çamëria e pritën me një protestë paralele.

Kët protestë e ka mbështetur edhe gazetari i Abc News, Ferdinand Dervishi. Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren  Fabiola Hoxha në studio, Dervishi tha se mbështet protestën pasi Rama në konferencën e përbashkët me Dendias nuk përmendi asnjë moment Çamërinë.

LEXO EDHE: “Shkojmë në Hagë për detin”, gazetari: Pse gjykata ndërkombëtare është në disfavor të Shqipërisë

Sipas tij kryeministri nuk pranoi të flasë edhe për atë që grekët e kanë pranuar prej dekadash, problemin e  pronave  shqiptare në Greqi.

“Ne kemi problemin e Çamërisë. Sot është bërë një protestë goxha e fuqishme. Unë jam pro sepse nuk pashë te Edi Rama as më të voglin guxim për ta përmendur këtë. Qoftë që të lexohej nëpër rreshta. Më e pakta që duhet të bënte të thoshte atë që grekët e pranojmë prej dekadash, problemin e pronave shqiptare në Greqi. E pranojnë grekët prej 25 vitesh. Edhe këtë nuk e tha. Jam pro asaj proteste që u bë atje”, u shpreh gazetari.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!