Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një kilogram kokainë.
Arrestimi i 42-vjeçarit, me iniciale B.F., u bë pas një kontrolli të autoriteteve në Ferrara. Ajo që i bëri ata të dyshonin, ishte nervozizmi i shqiptarit, i cili nuk mund të shpjegonte arsyen se përse ndodhej në zonë.
Kokaina ishte vendosur në një pako dhe sipas policisë rezulton të jetë e cilësisë më të pastër.
Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se nëse e gjithë ajo sasi kokaine do të dilte në treg, përfitimet do të arrinin deri në 300.000 euro./abcnews.al