Një model i prezantuar së fundmi e ka rikthyer Jeep Grand Wagoneer është rikthyer pasi gati tre dekadash. Modeli ka një trup karakteristik të rëndë dhe “katror”, që të duket shumë imponues dhe të përshtatet veçanërisht me modelet e mëparshme.
Dizajnuesi Taylor Langhals publikoi dy skica të Grand Wagoneer në Instagram, të cilat duken më shumë si ide të guximshme sesa një koncept i Grand Wagoneer i vërtetë, pasi pjesët e sipërme janë të ngushta dhe për skica të tilla, rrotat dhe kupola e tyre janë veçanërisht të mëdha.
Në pjesën e përparme, skicat tregojnë fenerë jashtëzakonisht të hollë në krahasim me modelet tradicionale të Jeep me shtatë hapje vertikale. Grand Wagoneer ka një kapacitet deri në 7 pasagjerë, dhe me një kabinë qe përmban ekrane dixhitale dhe aplikacione moderne.
Modeli do të përdorë një shtytje hibride plug-in, megjithëse detajet teknike mbeten ende një mister deri vitin e ardhshëm, kur pritet të zyrtarizohet forma përfundimtare e makinës. xh.d/abcnews.al