Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Ishin ethet e para”: Ronela kthehet pas në kohë, ndan videon nga performanca e parë në skenë

schedule08:20 - 20 Tetor, 2020

schedule 08:20 - 20 Tetor, 2020

Ronela Hajati është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, e cila e kaq nisur karrierën në një moshë të re. Së fundmi, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga pjesëmarrja e saj në “Ethet e së premtes”.  Asokohe vetëm 13-vjeç, Ronela shkruan se “shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e ka të njëjtën … si ditën e parë që pa kamerat kur u ndezën”.

“Ishin ‘Ethet’ e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë! M’u mbushën sytë me lot kur e pashë, ndoshta nga naiviteti, dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën, e nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndikuar në karakterin tonë!

 

View this post on Instagram

 

Ishin “Ethet” e para dhe kur kam fituar kete fazen jam hedhur perpjete nga gezimi si kurre ndonjehere! Mu mbushen syte me lot kur e pashe,ndoshta nga naiviteti ,dashuria e madhe dhe endrrat e pafundme per muziken ,e nese do kisha mundsi do e perqafoja veten fort kur shoh sa shume gjera kane ndikuar ne karakterin tone! Ama shpirtin ,syte,shprehine dhe dashurine e kam te njejten … si diten e pare qe pashe kamerat kur u ndezen ! Kam qene vetem 13 vjeç dhe me konsideronin si “perjashtimin” e konkursit se isha shume e vogel…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit per shendet e jete te gjate se Ronela e vogel e meriton ti realizoje gjithe endrrat e saj! ?❤️

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Ama shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën … si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndezën! Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si ‘përjashtimin’ e konkursit se isha shumë e vogël…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton t’i realizojë gjithë ëndrrat e saj!”, ka shkruar Ronela. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!