“Peng që s’e kam stërvitur Ibrën, po i jep Serisë A më shumë se Ronaldo”

schedule20:56 - 19 Tetor, 2020

schedule 20:56 - 19 Tetor, 2020

Alberto Zaccheroni, trajneri italian që ka drejtuar Milanin, Interin dhe Juventusin, ka pasur mundësinë të ketë nën urdhra lojtarë të mëdhenj gjatë karrierës së tij. Gjithsesi pengu i tij është që nuk ka punuar me Zlatan Ibrahimovic, i cili sipas tij tani ka një ndikim më të madh në Serie A se Cristiano Ronaldo.

Për “Il Giornale” Zaccheroni ka deklaruar: “Unë kam qenë trajner i kampionëve të mëdhenj në karrierën time, duke me Bierhoff e Weah, për të kaluar tek Adriano. Pengu i vetëm është që nuk e kam stërvitur kurrë Zlatan Ibrahimovic.

Ai është i përjetshëm dhe ende nuk e kuptoj pse ai kurrë nuk e fitoi ‘Topin e Artë’. Në Itali ai e ka zhvendosur ekuilibrin më shumë se Ronaldo. Nuk është rastësi që shumë lojtarë të rinj janë rritur në mënyrë eksponenciale që kur ka ardhur ai.

Ai nuk shënon thjesht gola, ai transmeton besim te të gjithë shokët e skuadrës dhe e mban ekipin mbi super në momente të vështira”. Ibra, edhe pse 39 vjeç, po arrin të bëjë diferencën në Serie A dhe Milani që kur e afroi në janar ka marrë rezultate mjaft të mira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!