Alessandro Bastoni është gati të zbresë në fushë. Mbrojtësi italian ishte një ndër lojtarët e infektuar me koronavirus të Interit.
Sot ka dalë përgjigja e dytë radhazi negative, çka konfirmon shërimin e plotë të 21-vjeçarit, i cili i ka munguar zikaltërve në sfidat e fundit.
Mbrojtja është një nga repartet më problematike të ekipit të Contës në këtë fillim sezoni. 8 gola ka pësuar Interi në katër javët e para, ndërsa rikthimi i Bastonit qetëson disi trajnerin. /abcnews.al