Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott

schedule08:27 - 19 Tetor, 2020

schedule 08:27 - 19 Tetor, 2020

Pas lindjes së vajzës Stormi, Kylie Jenner dhe Travis Scott vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre pasi gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhet. Megjithatë, ata kanë treguar shpesh se keqkuptimet mes tyre i kanë lënë anash për hir të vajzës dhe janë fotografuar shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pas gjithë kësaj kohe të ndarë, duket se dyshja kanë vendour t’i japin njëri-tjetrit një tjetër mundësi. Disa foto që ka ndarë së fundmi ylli televiziv në rrjete sociale, ka shkaktuar dyshimet që ata janë sërish bashkë. Kjo e fundit ka reklamuar koleksionin e ri të Givenchy-t, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është se ajo ka pozuar me reperin.

 

View this post on Instagram

 

dress up with @matthewmwilliams @givenchyofficial ? this collection is wow ?? congrats !!! can’t wait to see more. ✨✨

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner) on

Kaq ka mjaftuar që ata të spekulojnë për një rikthim të mundshëm. “Ju jeni përsëri bashkë?!”, “Pra…a jeni përsëri bashkë? Kjo është konfuze”, kanë qenë disa prej komenteve të ndjekësve. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!