Leo Messi ishte afër largimit nga Barcelona dhe shumë klube u gëzuan nga ky lajm. Manchester City, PSG dhe Juventusi përgatitën ofertat e tyre, por situata mes kapitenit argjentinas dhe drejtuesve të klubit katalanas u tensionua shumë.
Këta të fundit nuk e mbajtën fjalën dhe “pleshti” zgjodhi të qëndronte edhe një vit në “Camp Nou”, teksa do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Juventusi kishte gati një ofertë tunduese për Barcelonën, por gjithçka u bllokua nga… CR7.
Emra ai Dybala, De Ligt dhe Alex Sandro do të përfshiheshin në operacionin e blerjes së Messit. diariogol.com raporton se Cristiano Ronaldon nuk e donte yllin argjentinas si shok skuadre.
Negociatat u ndërprenë, drejtuesit e kampionëve të Italisë respektuan dëshirën e portugezit, duke humbur në këtë mënyrë një rast unik për të parë në një ekip dy legjenda të lojës me top. /abcnews.al