Egbo: Danso ka cilësi dhe gjendje fizike, nuk duhet tepruar me bojkotin

schedule10:40 - 18 Tetor, 2020

schedule 10:40 - 18 Tetor, 2020

Tirana luajti dje një miqësorë ndaj Besës së Kategorisë së Parë. Përballja e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-0 për kampionët e Shqipërisë. Richard Danso, sulmuesi i majtë ganez, debutoi me gol me bardheblutë.

Trajneri i ekipit kryeqytetas, Emmanuel Egbo analizoi ndeshjen në një prononcim për mediat, ku ndër të tjera tha: “Richard Danson e kemi parë edhe në stërvitje, ai ka diçka që mund të ndihmojë ekipin ndaj e futa në lojë që në minutën e parë. Duket më pranë me pjesën tjetër të ekipit sa i përket formës sportive.

https://streamable.com/2zxd1a

Lojtarët e rinj? I kemi parë nga afër, por të shohim si janë fillimisht nga ana fizike. Sa i përket merkatos, në përgjithësi është bërë marrja e lojtarëve që duhen, por shumica e tyre duan kohë të ambientohen me pjesën tjetër të ekipit

Bojkoti? Nëse zgjatet më shumë, bëhet dëm për futbollistët, kështu që sa më shpejt të fillojë kampionati, aq më mirë është, Të fillojë sa më shpejt për futbollistët dhe njerëzit që duan të shohin futboll“, thekson trajneri nigerian i Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!