Një velierë me flamur slloven u gjet e braktisur në zonën e Patokut, ndërsa rreth orës 20:10 u ankorua nga policia kufitare në portin e Shëngjinit.
Abc News siguroi pamjet e velierës. Sipas informacionit zyrtar, veliera antike me flamur slloven është me emrin “TAI-PAN” ndërsa brenda saj në bord nuk u gjet asnjë person dhe asnjë dokument.
Dyshimet
Një burim i tha Abc News se në velierë dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit, të huaj. “Veliera mund të përdorej për të transportuar lëndë narkotike. Në momentin që është afruar policia anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur” i tha një burim Abc News.
Ky është rasti i dytë brenda vitit, pasi në shtator të 2019 u gjet një tjetër jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord./ db/Abcnews.al