Barazimi me Evertonin, Klopp: Jam “fans” i VAR-it, fati nuk ishte me ne

schedule17:15 - 17 Tetor, 2020

schedule 17:15 - 17 Tetor, 2020

Liverpool doli me një pikë nga derbi kundër Evertonit, në një ndeshje që i kishte të gjitha. Në një pronocim pas ndeshjes, Jurgen Klopp, u shpreh i kënaqur me ekipin e tij si dhe foli për reagimin që pa nga humbja e ndeshjes së kaluar 7-2 kundër Aston Villas.

“Të jem i sinqertë sa vjen dhe bëhet më e vështirë për të marrë pikë. Ky është derbi më i bukur dhe më i fortë që kur unë jam bërë trajner i Liverpool dhe duhet theksuar se ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. Goli i Salah sot ishte i 100 për të me fanellën tonë, ishte fantastik, por tani nuk jam në gjendje të flas për të.

Unë jam një fans i VAR-it, por nuk e prisja këtë që ndodhi. Thjesht fati nuk ishte me ne, por ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Pashë në reagim të mirë nga humbja me Aston Villën. Këto djem janë vërtet një ekip dhe jam shnjë krenar që jam trajneri i tyre. Mbas humbjes unë e thashë që ishte thjesht një ditë e keqe e jona dhe padyshim që kam besim te këtë djem”, mbyll Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!