Gazetari Artan Hoxha i është rikthyer sërish vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe për kanabisin, duke deklaruar në studion e ABC News se u desh 5 ditë për të shkuar te parcelat për të cilat edhe vetë policia sipas tij ishte në dijeni. Ai tha se videot me kanabis që ka publikuar pak kohë më parë janë shkrepur gjatë këtij sezoni duke deklaruar se paratë nga kanabisi do të shkaktojnë një problematikë të madhe.
“Të gjithë rrinë pesë ditë vërdallë ku të gjithë e dinë që ajo ka ndodhur për kanabisin. Policia i di vetë ato parcela dhe tani është vënë në siklet për shkak se nuk mund të lejojnë kultivuesit e tjerë. Unë mes të kanabisit kam hyrë që kur kryeministër ka qenë Ilir Meta, e deri te Rama sot. Ajo farë që pashë unë atje ka ardhur nga Holanda por uji, toka dhe dielli që ka marrë ajo farë është e Shqipërisë dhe ato para do shkaktojnë një problematikë shumë të madhe.
Kryeministri është kapur me presh në dorë dhe do të relativojë situatën. Grupet kriminale mbjellin kanabis në Greqi, Spanjë në Belgjikë dhe në Britani. Kanë marrë edhe vila luksoze. 1 kg kanabis në Angli është 4700 paund ndërsa në Shqipëri është 1600 euro. Kriminaliteti shqiptar e ka eksportuar fuqitë punëtore që kishin në Shqipëri”, u shpreh Artan Hoxha./mv. abcnews.al