Abc News ka siguruar momentin e arrestimit të Kliti Lekës, autorit të vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë. Me maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe prangat në duar, Abc News sjell pamjet kur Leka futet në furgonin e policisë pas arrestimit.
Në tokën e autorit biznesmeni Goro ka ndërtuar një pallat dhe ju ka ngelur në borxh nga blerja e tokës, por nuk dihet ende shuma. Që në momentin që është ndërtuar pallati ata kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm. Mësohet se ka pasur edhe një përplasje fizike më parë mes autorit dhe viktimës.
Sakaq, autori Kliti Leka jeton në Tiranë ka shkuar mbrëmë në Himarë. Dyshohet se e 53-vjeçari e ka planifikuar më parë krimin. Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë, Leka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Niko Goros duke e lënë të vdekur në vend.
Policia e arrestoi më vonë Lekën në zonën e Livadhit në Himarë. Po ashtu policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës. Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit. /abcnews.al

