Atentatet në autostradën Tiranë-Durrës, Artan Hoxha: Shkojnë si OFL me formularin me plumba

schedule15:48 - 17 Tetor, 2020

schedule 15:48 - 17 Tetor, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka përmendur ngjarjet e ndodhur përgjatë ditëve të fundit në autostradën Tiranë Durrës ku disa persona që ende nuk janë identifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të disa bizneseve.

Artan Hoxha përmendi edhe rastin kur u qëllua me armë ndaj kompleksit “Adorionos”, në pronësi të Eugert Lazajt i cili u gjet i vetëvrarë në vilën e tij në Farkë. Ai tha se kemi të bëjmë me gjoba që bizneset i vënë njëri-tjetrit, por edhe nga ana e trafikantëve.

“Si rasti ku u qëllua ndaj hotel ‘Adorionos”, për pronarin e të cilit u tha se u vetëvra në vilën e tij në Farkë. Kanë shkuar për t’i thënë biznesmenit aty që nuk ke paguar faturë. Siç shkon OFL për të dërguar formularin, por me plumba dhe ngaqë nuk kanë marrë përgjigje kanë marrë hapin tjetër. Bizneseve i vendoset gjobë nga bizneset e tjera”, tha Artan Hoxha.

Eugert Lazaj u gjet i vdekur në banesën e tij në zonë e Farkës në Tiranë më 30 korrik, ndërsa sipas grupit hetimor dyshohet se biznesmeni u vetëvra. Siç njoftoi policia asokohe, dyshohet se Lazaj i dha fund jetës në kushte depresioni./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!