Policia franceze ka arrestuar nëntë persona pasi një simpatizant i dyshuar islamik i preu kokën një mësuesi në shkollë, në Paris të premten, thanë burimet e policisë.
Hetuesit po përpiqeshin të vërtetonin nëse sulmuesi, i cili u qëllua për vdekje nga policia, kishte vepruar vetëm apo kishte bashkëpunëtorë. Mediat franceze raportua se ai ishte një 18-vjeçar me origjinë çeçene.
Dëshmitarët dëgjuan sulmuesin duke bërtitur “Allahu Akbar” ose “Zoti është më i Madhi”, tha një burim policor.
Viktima e tij, një mësues historie, më parë këtë muaj u kishte treguar nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed në një orë mbi lirinë e shprehjes.
Presidenti Emmanuel Macron e quajti ngjarjen si terrorizëm islamik.
Katër të afërm të autorit, duke përfshirë një të mitur, u arrestuan pas sulmit, thanë burimet e policisë.
Pesë të tjerë u arrestuan brenda natës, mes tyre dy prindër të nxënësve në College du Bois d’Aulne ku mësuesi ishte i punësuar. g.v/abcnews.al