Fjolla Morina ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit, pasi u kap me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës. Këngëtarja pranoi autorësinë e armëve duke thënë se i kishte harruar në çantë, ndërsa shoqërohej dhe me dy persona të tjerë, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.
Ndërkohë, në media qarkulloi lajmi se Fjolla është në një lidhje me biznesmenin Syla. Së fundmi, këngëtarja ka surprizuar ndjekësit me postimin që ka bërë në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një unazë dhe një buqetë me trëndafila, ku krahas shkruan “Unë thashë po”, duke nënkuptuar kështu se ka marrë propozimin për martesë.
Këngëtarja ka preferuar që të mos tregojë identetin e partnerit, duke e lënë një mister. Megjithatë nuk dihet nëse bëhet fjalë për biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin për përfolur se është në një marrëdhënie. xh.d/abcnews.al