Tajlanda raporton rastet e para me Covid-19 pas një muaji

schedule09:11 - 17 Tetor, 2020

schedule 09:11 - 17 Tetor, 2020

Tajlanda ka regjistruar dy rastet e para lokale me koronavirus pas një muaji.

Sipas raportit të përditshëm të qeverisë,  rastet ishin dy shtetas nga Burma, një  vend ku rastet me Covid-19 janë rritur në mënyrë eksponenciale.

Personat e dyshuar u testuan më 13 tetor. Ata nuk kishin simptoma, sipas deklaratës.

Rasti i fundit  lokal u raportua në fillim të shtatorit. Tajlanda deri më tani ka raportuar 3,679 raste dhe 59 viktima nga Covid-19. Ndërkohë numri i të shëruarve  është 3,478./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!