Pamjet e tmerrit në Azerbajxhan: Armenët lëshuan raketën ndaj civilëve, rrafshohen pallatet

schedule10:14 - 17 Tetor, 2020

schedule 10:14 - 17 Tetor, 2020

Një raketë goditi një zonë rezidenciale gjatë natës dhe shkaktoi viktima në Ganja, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, duke shënuar një përshkallëzim të konfliktit në Nagorno-Karabak, disa orë pas bombardimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist.

https://www.youtube.com/watch?v=S9mdVS6EbX8&feature=youtu.be

Në Ganja “shumë njerëz janë nën rrënoja, disa kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur“, thonë dëshmitarët.

Një fotograf i Reuters në Ganja pa grupet e shpëtimit që punonin në vendin e ngjarjes të shtunën në mëngjes. Disa shtëpi ishin pothuajse të rrafshuara. Një ekskavator po pastronte mbeturinat.

https://www.youtube.com/watch?v=RMZMiAw8Cfo&feature=youtu.be&ab_channel=ClashVideos

Zyra e prokurorit tha se Armenia gjithashtu shënjestroi raketa në qytetin Mingechavir por që sistemi azer i mbrojtjes ajrore i rrëzoi ato, përcjell abcnews.al.

Ministria armene e mbrojtjes mohoi pretendimin e Azerbajxhanit për bombardimin e qyteteve në Azerbajxhan dhe akuzoi Bakun për vazhdimin e bombardimeve të zonave të populluara brenda Nagorno-Karabakut, përfshirë Stepanakert, qyteti më i madh i rajonit.

g.v/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!