Ish i fejuari s’e pranon ndarjen nga Demi Lovato, i dedikon një këngë

schedule08:07 - 17 Tetor, 2020

schedule 08:07 - 17 Tetor, 2020

Max Ehrich duket se nuk e ka kapërcyer akoma faktin se është ndarë nga Demi Lovato. Ndarja e tyre erdhi pak javë më parë, vetëm dy muaj pasi ata shpallën fejesën. Pak ditë më pas, Lovato publikoi këngën “Still Have Me” që nga fansat e saj u pa si një dedikim ndaj ish të fejuarit.

Ky i fundit e ka përjetuar keq ndarjen, i cili u shpreh se e mori vesh se fejesa e tyre ka marrë fund nëpërmjet një tabloidi, ndërsa hodhi akuza ndaj saj se e ka përdorur atë për qëllime marketingu. Por, së fundmi ai ka publikuar një këngë të titulluar “I’m afraid”.

Rebounding: Demi Lovato's ex fiance Max Ehrich enjoyed an evening out with American Idol alum Sonika Vaid, 25, in Los Angeles on Monday; Max and Demi pictured in July

“Kam frikë të të dua, të dua, kam frikë të jap gjithçka”, janë disa nga fjalët e ish partnerit të këngëtares. Nga ana tjater, duket se artistja e ka hedhur pas të shkuarën me Ehrich pasi u fotografua nën shoqërinë e Mod Sun, i cili ka qenë në një lidhje me aktoren Bella Thorne.

Demi është fotografuar në një makinë duke qeshur dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Megjithatë, këngëtarja nuk ka komentuar asgjë rreth këtyre lajmeve, por burime për “E! Online” janë shprehur se Demi dhe Mod janë thjesht miq. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!