Telushi: S’e shtova kot klauzolën e largimit, Kukësi më i fortë se Partizani

schedule19:59 - 16 Tetor, 2020

schedule 19:59 - 16 Tetor, 2020

Bruno Telushi është i lumtur për transferimin në Azerbajxhan dhe po pret të debutojë me Neftchi Baku. Mesfushori u largua nga Partizani në fund të sezonit dhe zgjodhi Kukësin për të vazhduar karrierën.

29-vjeçari qëndroi pak te skuadra e re, oferta nga ekipi azer ishte e mirë dhe u largua menjëherë, duke përfituar nga klauzola e veçantë e shtuar në akordin me verilindorët. Në një prononcim për Supersport, Telushi ka prekur disa tema, teksa e mbyll me një koment për Partizanin.

Transferimi im te Neftchi u krye me sukses dhe unë ndihem mjaft mirë. Mezi po pres të futem në ndeshje dhe të jap maksimumin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, i uroj suksese ekipit dhe vetes sime.

Largimi nga Kukësi? Ishte diçka që unë e prisja. E vura vetë një klauzolë në kontratën me Kukësin, që, nëse do të kisha një ofertë të mirë nga jashtë, do të shkëputesha si lojtar i lirë. E prisja diçka të tillë dhe u realizua me sukses.

Neftchi është një ekip i mirë, ata gjithmonë synojnë kampionatin dhe kupat e Europës. Shpresoj të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin, pse jo të fitoj kampionatin. Lufta? Në qytet nuk ka ndonjë problem, nuk më shqetëson asgjë, përveç ngadalësisë së internetit, që nuk me lejon të flas me familjen time.

Nuk e shoh Partizanin për titull. Nuk e them për xhelozi, sepse u largova nga të kuqtë, por ngaqë shoh grupin aktual. Mendoj se Kukësi është më i fortë për titullin“, deklaron mesfushori vlonjat. /abcnews.al