Evis Kushi pret në takim zyrtaren amerikane dhe ambasadoren Yuri Kim

schedule15:22 - 16 Tetor, 2020

schedule 15:22 - 16 Tetor, 2020

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka pritur në takim ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës të SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim.

Kushi thotë se gjatë takimi është nënvizuar rëndësia e partneritetit mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit. Ajo vlerëson kontributin e SHBA me programe studime për studentë dhe ekspertë nga Shqipëria të cilët sjellin në vend përvojën që marrin në Amerikë.

“Shumë e nderuar të mikprisja sot pranë ambienteve të Ministrisë së Arsimit, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës të SHBA Marie Royce dhe Ambasadoren Yuri Kim.

Gjatë takimit, nënvizuam rëndësinë e veçantë që mishëron partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe vlerësuam bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve tona në fushën e arsimit. Njëkohësisht, shpreha gjithë gadishmërinë time për të vazhduar dhe zhvilluar më tej punët e mira nëpërmjet programeve e projekteve të ndryshme në arsim.

Prej vitesh të tëra tashmë, SHBA kontribuojnë me programe studimi për studentë dhe ekspertë shqiptarë, të cilët pas përvojës së jashtëzakonshme profesionale që marrin në SHBA, sjellin gjithmonë frymë të re dhe vlerë të shtuar në çdo institucion publik apo privat ku angazhohen. Mirënjohje! “, shkruan Evis Kushi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!