E madhja Aurela Gaçe po feston për herë të parë ditëlindjen e saj në një program televiziv e këtë ja besoi moderatorit, mikut të saj, Ermal Peçi. Emocione pa fund dhe një studio komplet e transformuar në një atmosferë feste.
Ashtu me sytë e mbyllur kengëtarja e muzikës shqiptare fryn qirinjtë e tortës, të cilën e ka nga bashkëshorti i saj Skerdi dhe buqeta me nje pusullë të dedikuar.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt i shpirtit tim! Nga Skerdi, Grace dhe Abigail”, është dedikimi që ajo lexoi live sot në programin ‘Abc e pasdites’ me Ermal Peçin. Dedikim i ndjerë nga më të dashurit e saj.
Ndërkohë që pas kësaj surprize hapëse, Aurela emocionohet akoma më shumë nga miqtë e saj të cilët nuk ndodhen në Shqipëri.
Nuk mund të mungonte Gëzim Nika, Merita dhe Raifi, Fadil Berisha, Rita Ndoci apo edhe diva e Maqedonisë, Kaliopi.
Me këngëtarin Gëzim Nika, ajo ka një marrëdhënie miqësie të hershme. Të qënit në një profesion ka bërë që shpesh të punojnë bashkë duke mbshtetur njëri-tjetrin, por edhe të bëjnë humor.
Humori dhe sarkazma nuk mund të mungojë mes tyre dhe ja si e këndojnë praktikisht ata napolonin, Aurela si një labe dhe Gëzimi si një malësor. Batuta pati edhe në përshëndetjet e miqve të tjerë, teksa Rita e pyet se si nuk stonoi njëherë. /abcnews.al