Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar një tjetër prapaskenë merkatoje. Këtë herë bëhet fjalë për transferimin e Danny Welbeck, që mesa duket mund të kishte luajtur për Totttenham. Francezi, në një intervistë për “The Athletic”, tregon se ai ishte në bisedime me lojtarin, por i është dashur që t’i vononte paksa tratativat për shkak të një fotoje me Papën.
“Historia e nënshkrimit me Danny Welbeck është paksa qesharake. Unë po negocioja me të gjithë ditën, por kur arrita tek ‘Ndeshja e Paqes’, më njoftuan se ai kishte nënshkruar për Tottenham. Ndërkohë, Ivan Gazidis dhe Dick Laew po monitoronin situatën dhe më kaluan agjentin e tij në telefon.
‘Shiko duhet ta mbyll telefonin se jam para Papës’, i thashë atij dhe normalisht që u habit. Ne ishim në radhë për të bërë foto me të në një event privat”, deklaron Wenger, i cili më pas arriti ta transferonte ish-sulmuesin e Manchester United në “Emirates Stadium”.
“Rikthimi i Fabregas? Unë kisha një metodë se nëse lojtarët largohen nga mua, nuk mund të rikthehen më. Ishte një mënyrë e imja për t’i mbajtur lojtarët që dëshironin të largoheshin, sepse atyre ‘iu dukej bari më i gjelbër diku tjetër’. Këtë gjë e kam bërë me Thierry Henry, Sol Campbell dhe Jens Lehmann, por ata ishin ndryshe”, përfundon francezi. /abcnews.al