Ambasada amerikane ka ndarë momentin e veçantë nga vizita e ndihës Sekretares Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce.
Ajo shfaqet bashkë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim në Fushë-Krujë tek furra e bukës e cila u bë e njohur gjatë vizitës së ish-presidentit amerikan XhorxhW. Bush në Shqipëri.
“Foto e Ditës | Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce ndaloi në furrën e bukës “George Bush” në Fushë Krujë, e cila u bë e njohur pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush ndali gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 10 qershor 2007”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA./mv. abcnews.al
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157765684670838