Konfirmohet në detyrë gjyqtarja që dënoi ish- ministrin Saimir Tahirin

schedule10:37 - 16 Tetor, 2020

schedule 10:37 - 16 Tetor, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këtë të premte ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flora Hajredinaj.

Hajredinaj kaloi me sukses procesin e Vettingut, duke dalë e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.

Ndërkohë Hajredinaj, ishte pjesë e trupës gjykuese që dënuan ish- ministrin Saimir Tahiri.

Procesi i vetingut për Hajredinajn u krye nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Firdes Shuli anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Spregner.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!