Atentat shefit të Policisë, blutë e Shkodrës i vënë prangat 19-vjeçarit dhe kushëririt pas dorëzimit

schedule09:32 - 16 Tetor, 2020

schedule 09:32 - 16 Tetor, 2020

Policia e Shkodrës ka bërë ndalimin dhe arrestimin e 19-vjeçarit që i bëri atentat Mentor Hasanajt, shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe si dhe kushëririt të tij që sipas bluve dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në ngjarje.

Në pranga janë vënë Ilirjan Hasanaj i cili qëlloi me armë duke plagosur Mentor Hasanajn dhe babanë e tij Xhelal Hasanajn teksa udhëtonin me makinën e Policisë së Malësisë së Madhe, si dhe Verzan Bajrakurtaj 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër. Të dy ata u vetëdorëzuan dje në Komisariatin e Policisë së Shkodrës.

Në rrëfimin para uniformave blu, 19-vjeçari Hasanaj është shprehur se e ka kryer këtë akt nën ndikimin e alkoolit pa vetëdije të plotë, ndërsa ka mohuar përfshirjen e kushëririt të tij në atentat. Ai ka thënë se ky i fundit e ka marrë me makinë por nuk ka pasur dijeni për ngjarjen.

“Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit M. H. dhe Xh. H.  Arrestohet dhe një shtetas tjeter si bashkëpunëtor  Nga strukturat  hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër

Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit V. B. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër  Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër  vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin  e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër per vprime të mëtejshme”, njofton policia e Shkodrës./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!