Zamira Kita kërkon takim me autoritetet, Rita Gjeka e revoltuar: E kam vendosur, shfaqjen do e realizoj

schedule09:14 - 16 Tetor, 2020

schedule 09:14 - 16 Tetor, 2020

Duke diskutuar në studion e “Abc-së së mëngjesit” lidhur me vendimin e qeverisë për të mos hapur sërish teatrot, aktorja Zamira Kita kërkoi një takim me autoritetet përkatëse për të rishqyrtuar edhe njëherë këtë vendim, dhe për t’u dakordësuar për hapjen e tyre duke ndërmarrë masat e nevojshme.

Teksa e cilësoi vendimin skandaloz, aktorja tha më tej mbyllja e teatrove ndikon më shumë tek ata që nuk marrin një rrogë, dhe që iu duhet të sigurojnë jetesën me projekte të ndryshme.

“Është skandaloze të fillojë kinemaja dhe jo teatri. Kemi bërë shfaqje jashtë pot nuk është teatri që duhet bërë, emocioni i skenës është i papërsëritshëm. Ndërkohë që jo vetëm artistët e kanë mënyrë jetesë këtë gjë, shumë artistë nuk kanë një rrogë, por janë private dhe duan të punojnë me projekte.

Unë dhe Rita kemi biseduar dhe kemi marrë aprovimin e drejtorëve dhe të tjerë për të kërkuar një takim me ministren. Do e bëjmë këtë gjë si artistë miqësisht dhe ligjërisht do ta kërkojmë. Duhet t’ja dalim që teatri të funksionojë normalisht ndoshta me një përqindje të caktuar.”, tha Kita.

Nga ana tjetër, aktorja Rita Gjeka u shpreh e revoltuar duke thënë se pavarësisht vendimit, ajo do ta realizojë shfaqjen e saj në Teatër pas disa ditësh.

Problemi është urrejtja ndaj Teatrit. A e shembën tjetrin, a e shembën dritën e diellit që të dhemb zemra. Kanë një ndjesi të keqe. Kam dy premiera dhe nuk jam në gjendje me ja dhënë atyre të cilët paguajnë.”, tha aktorja duke shtuar më tej:

“E kam ndarë mendjen dhe nuk e vë në diskutim me këto lloje rregullash absurde. Po e deklaroj këti unë dhe kolegët e mi rrimë në kafe të gjithë bashkë, jemi në punë, këta nuk e kuptojnë që ne jemi bashkë, jemi një familje që hamë dhe pimë bashkë.” /abcnews.al