Ervin Bulku, zv trajneri i Shqipërisë, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ish-mesfushori i kuqezinjve flet rreth gjendjes së skuadrës kombëtare dhe për dy sfidat e fundit në Nations League, që përfunduan pa gola.
“Mendoj që nuk po kërkojmë të bëjmë një gjë të re. Kombëtarja është në rrugën e duhur, trajneri ka ftuar ata lojtarë që i përshtaten filozofisë së tij. Në Kazakistan nuk luajtëm keq, kishim 12 mungesa dhe kishim 4 debutues në fushë.
E dominuam Kazakistanin, njerëzit thonë që nuk janë në nivelin tonë, por nuk ndodh shpesh të dominosh dhe të mos lësh rivalët të gjuajnë në portën tënde. Ishim pafat me Lituaninë, krijuam 9 raste për gol.
Pikët? E dominuam Lituaninë në çdo aspekt, na mungoi vetëm goli. Do luftojmë deri në fund për të arritur vendin e parë në Nations League, duke parë dhe duke afruar ndonjë element të ri“, deklaron Bulku. /abcnews.al