Vangelis Avgoulas, avokat dhe presidenti i AMKE, dhe përfaqësues i rregullt në Greqi i organizatës Ndërkombëtare VIEWS për të rinjtë me probleme me shikimin është shprehur: “Sa herë që një ndjenjë mungon tjetra zhvillohet”.
Jeta e përditshme e të gjithëve tashmë ka ndryshuar, por përditshmëria e personave më aftësi të veçantë bëhet edhe më e vështirë. Këtë ka përcjellë edhe Avgoulas në një rrëfim për mediat greke.
Ai shprehet se pandemia tashmë i privoi edhe nga prekja.
Ai e ilustron rastin me një shembull duke u shprehur: “Në një ashensor si mund ta lehtësoj lëvizjen për të lëvizur nga njëri kat në tjetrin. Si mund të lëviz në një shërbim publik. Në transportin publik si mund ta kuptojmë se cili vend është i lirë nëse nuk e prekim atë. Tashmë është frika e COVID-19. SI gjithë të tjerët ne kemi frikë të lëvizim në vende publike. Deri tani krizën e koronavirusit nuk e shikuam me kaq frikë”, tregon Avgoulas, i cili lindi i verbër.
Gjithashtu ai tregon se janë në përpjekje për të ndërgjegjësuar jetën e persona më probleme në shikim, për të pasur një jetë më të pavarur dhe për tu njohur me pengesat që ato hasin.
“Në muajt që kanë kaluar shpenzimet tona janë rritur. Por tashmë edhe në rrugë shumë rrallë pranojmë ndihmën e kalimtarëve për shkak të respektimit të masave të koronavirusit, pasi nëse dikush ofrohet për të na ndihmuar do të kemi kontakt.
Sipas Avgoulas masat nuk janë hartuar njësoj për të gjithë, ndërsa shtron pyetjen,- Si ta kontrollojmë përcaktimin në një shërbim publik ose supermarket duke mbajtur distancën?
Po ashtu “edhe tërheqjet në ATM duhet të bëhen deri në 300 euro, por si mund ta realizojmë këtë, pasi jo të gjitha bankat kanë mbështetje zanore”, thekson ai.
Si të gjithë të tjerët edhe në kemi udhëtime dhe dalje të kufizuara. Nëse dikush na fton për darkë do të duhet të shkojmë me një shoqërues, por gjithashtu ai thekson se pavarësisht të gjithave gjen edhe anë pozitive në këtë situatë.
“Tashmë iu kushtua më shumë rëndësi teknologjisë dhe komunikimit online nga qeveritë, dhe kjo na lehtësoi komunikimin. Duke i dhënë mundësi personave më aftësi të kufizuara që të komunikojnë në internet pasi shumë shërbime vetëm duke bërë një autorizim në internet.
Gjithashtu mund të kemi qasje në shumë materiale me përmbajtje kulturore si teatro apo biblioteka”, përfundon Avgoulas, shkruajnë mediat greke./abcnews.al/