Thaçi: Albin Kurti ka kënduar te Serbia, këndon edhe sot, nuk ka shokë

schedule21:58 - 15 Tetor, 2020

schedule 21:58 - 15 Tetor, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi akuzoi se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kryeministri Albin Kurti i ishte dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe kishte refuzuar që të ishte pjesë e UÇK-së.

Thaçi tha se Kurti nuk ka as shokë të luftës as të burgut sepse sipas tij nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi.

Nuk merrem me këto lajthitje të zotit Kurti që më vjen keq që nuk ka as shokë të burgut as të luftës. Nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi me përjashtim që i është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzuar që të jetë pjesë e UÇK-së. Është i njëjti në shërbim të keqes. Nuk ka ndonjë opinion që ja vlen për ta marrë seriozisht” tha Thaçi.

Ai tha se Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl dhe se do të ndihet i turpëruar edhe para fëmijëve të tij. “Janë lajthitje të kota dhe janë frustruese. E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot” ka thënë Thaçi.

I pyetur se çfarë do i ofrohet Serbisë në këmbim të njohjes, ai tha “Nuk kemi çfarë t’i japim Serbisë, mjaft ka marrë nga Kosova. Nuk kemi ç’ka me i dhënë, mjaft ka marrë për një shekull, qëndroi dhunshëm. Oferta jonë është njohja reciproke, një zgjidhje e standardit evropian të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit ekonomik, të shikimit nga e ardhmja”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!