Postuan videon ne New York Post rreth Biden-it, Twitter zhbllokon llogarinë e fushatës së Trump

schedule21:09 - 15 Tetor, 2020

schedule 21:09 - 15 Tetor, 2020

Llogaria e fushatës zgjedhore të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump në Twitter u zhbllokua të enjten pasi kompania e mediave sociale e kufizoi përkohësisht.

Shkak për bllokimin, sipas Twitter ishte një video e postuar në lidhje me djalin e kandidatit presidencial Demokrat Joe Biden, që u cilësua si shkelje e rregullave.

Videoja e postuar nga llogaria @TeamTrump i referohej një artikulli të New York Post nga e mërkura dhe përmbante detaje të supozuara të marrëdhënieve të biznesit të Hunter Biden me një kompani energjetike Ukrainase dhe tha se ish-nënkryetari ishte takuar me një këshilltar të kompanisë.

Team Trump, me 2.2 milion ndjekës me anë të një postimi të ri, shprehej se ky është “ri-postimi i videos që Twitter nuk dëshiron ta shikoni”.

Zëdhënësi i fushatës së Biden, Andrew Bates tha në një deklaratë për mediat se komitetet e Senatit të udhëhequr nga Republikanët kanë arritur në përfundimin se Joe Biden nuk ka kryer asnjë shkelje në lidhje me Ukrainën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!