Rekord rastesh, Franca konfirmon 30,000 të infektuar me koronavirus në 24 orë

schedule20:33 - 15 Tetor, 2020

schedule 20:33 - 15 Tetor, 2020

Franca ka regjistruar numër rekord rastesh ditore me Covid-19. Në bazë të të dhënave të autoriteteve shëndetësore në vend, në 24 orë u konfirmuan 30,621 raste me koronavirus.

Po ashtu, në 24 orë, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 88 qytetarë. Kryeministri Jean Castex, në një postim në Twitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.

“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”

Lajmi vjen në një kohë kur edhe në shumë shtete të tjera të Evropës janë regjistruar shifra rekord ditore. Gjermania, Italia, Polonia dhe Holanda janë mes shteteve që vendosën rekorde të reja individuale pasi  regjistruan mijëra raste të reja me COVID-19. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!