I zhdukur prej 4 ditësh, prindërit e vlonjatit: E kanë rrëmbyer dhe plagosur, shteti të na gjejë djalin

schedule20:09 - 15 Tetor, 2020

schedule 20:09 - 15 Tetor, 2020

Fejzo dhe Mjaftime Ngucaj dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer. Ata i kërkojnë policisë së Vlorës që të nisë kërkimet për gjetjen e djalit të tyre Ermal Ngucaj 40 vjeç, i zhdukur prej 4 ditësh.

Djali nuk na përgjigjet në telefon. Kemi ndenjur në gjemba, pyes gruan ku është djali dhe e pyes nëse ke folur. Më thotë që kam folur që të hënën në darkë dhe nuk e di ku është. Atë ditë ndenja dhe në darkë shkova në Vlorë se mos ishte te shtëpia. 

Vajta, hapa derën nuk ishte. Shkova pyeta në polici nëse e ka zënë për ngatërrim të rrugëve. Policia tha nuk e kemi arrestuar. Erdha lart. Dhëndri më tha që do të bëj denoncim. Një djalë më tha që makina e Ermalit është te kthesa që shkon në Mavrovë. Shkova, makina ishte e rregullt, rrobat e tij brenda. Edhe atletet brenda. 

U thashë mos e prekni makinën, lajmëruam policinë, që mori makinën dhe nuk e dimë se cfarë bëri. Unë dyshoj se e kanë rrëmbyer djalin. Dyshoj se kanë gënjyer, e kanë nxjerrë nga makina dhe dëmtuar. 

Telefonin e ka të mbyllur që të hënën në darkë. Unë dua djalin, të gjendet djali, të futet shteti të kontrollojë me imëtësi se mund të jetë dëmtuar djali. E kanë rrëmbyer, e kanë marrë makinën e kanë cuar atje që të heqin gjurmët” u shpreh ai.

Mjaftime Ngucaj tregon bisedën e fundit në telefon me djalin dhe thotë se është prej 4 netësh me sytë nga porta duke e pritur. “Unë me djalin kam folur kur isha në Itali, i thashë “Ermali si jeni, më tha mirë”. I thashë të hënën do të vij dhe të martën do të shkojmë në Vlorë, do të vish të na marrësh, “mirë ma, do të vij unë, po u pres padurim të vini sa më shpejt”. 

Erdhëm në Vlorë, ofertë nuk kishim në telefon. Kur erdhëm nga Italia, i thotë të atit “kur do të vish të pres padurim”. Atë ditë nuk foli djali, na dogji dicka ne, burri më thotë “Ermali e ka diçka”, i thashë ndoshta e ka zënë gjumi. Çupa e vogël na foli, dhe tha nuk e dimë ku është. Morëm nusen në telefon, ajo më thotë se edhe unë e kam provuar telefonin. 

Djali nuk kishte asnjë problem. Unë 7 muaj qëndrova në Itali. Tani ka 4 ditë nuk e kam dëgjuar zërin e tij. Unë dua djalin, nga shokët e tij që e kanë ngrënë në pabesë, e kanë marrë peng ose plagosur. Ne presim të shikojmë nga porta për djalin e vetëm. Më ka vdekur edhe një djalë, është i dyti që më largohet, dua djalin se s’bën në shtëpi, si do që të jetë, nuk e përballoj dot. Shteti po përpiqet, janë vendosur në lëvizje të gjithë” thotë ajo.

Por si është historia e 40-vjeçarit të zhdukur?

Ditën e hënë ishte kontakti i tij i fundit me familjen, ndërsa i ati gjeti makinën e braktisur dhe vetëm rrobat brenda në fshatin Mavrovë. Ermal Ngucaj 40 vjeç është person me precedent penal, pasi vetëm 7 muaj më parë kishte dalë nga burgu (lexo ketu detajetdb/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!