Një vit më parë u zu për guroren dhe i përplasi djalin pronarit, kush është vlonjati i zhdukur prej 4 ditësh

schedule18:02 - 15 Tetor, 2020

schedule 18:02 - 15 Tetor, 2020

Humbet kontaktet me familjen një 40-vjeçar nga Lepenica e Vlorës. Ermal Ngucaj, 40-vjeç prej 4 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjen.

Ndërsa familjarët kanë denoncuar sot zhdukjen e tij. Makina e 40-vjeçarit është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës. Familja dyshon se ai mund të jetë rrëmbyer.

Në foton e siguruar nga ABC News shihet Ermal Ngucaj, tashmë i zhdukur në rrethana të paqarta.

LEXO edhe: Familjarët dyshojnë për rrëmbim, i humbur prej 4 ditësh 40-vjeçari në Vlorë 

Raportohet se Ngucaj është me precedent penal dhe se vetëm një vit më parë ka dalë nga burgu.

Në fakt një vit më parë 40-vjeçari, u përfshi në një konflikt për një gurore në Lepenicë.

Ai u akuzua nga një djalë 19-vjeçar nga fshati Kotë e Vlorës, Paolo Durmishaj se e kishte  aksidentuar me makinë, ku si pasojë i riu mbeti i plagosur.

Paulo Durmishaj asokohe rrëfeu se konflikti për biznesin e gurores vazhdonte prej 4 vitesh.

Në atë kohë, Durmishaj pretendonte se 40-vjeçari e kishte ndjekur me një mjet “Benz” me ngjyrë të bardhë, duke shtuar se ndoshta pronari i firmës e kishte dërguar për ta trembur.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!