Trump kundër Facebook dhe Twitter: Mbajnë anën e Joe Biden

schedule15:53 - 15 Tetor, 2020

schedule 15:53 - 15 Tetor, 2020

Mbrëmjen e së enjtes miliona amerikanë do të shohin përballjen e radhës mes kandidatëve për president, në një duel në distancë. Trump do të jetë në Miami ndërsa Biden në Filadelfia. Ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzon Facebook dhe Twitter se mbulojnë kandidatin demokrat pasi bllokuan një artikull në New York Post kundër djalit të tij, raporton tgcom24

Donald Trump sulmoi Facebook dhe Twitter për shkak se bllokuan historinë e New York Post mbi email-et djalit të Joe Biden. Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, Trump e cilëson si të tmerrshëm këtë veprim, për një histori kundër Joe Boden dhe djalit të tij Hunter duke kërcënuar se ky është vetëm fillimi, dhe se nuk ka asgjë më të keqe se një politikan i korruptuar.

Kreu i shtëpisë së bardhë akuzoi rrjetet sociale se kanë bllokuar shpërndarjen online të një artikulli kontrovers të New York Post për kandidatin demokrat, vetëm tre javë para zgjedhjeve presidenciale. E përditshmja konservatore publikoi emaile që janë marrë në mënyrë të paligjshme nga kompjuteri i Hunter Biden, transmeton abcnews.al

Këto mesazhe risjellin dhe njëherë më shumë në mendje akuzat kundër Biden nga ana e ekipit të Trump, sipas të cilit djali i tij ka ndihmuar grupin ukrainas që merret me tregtinë e gazit, Burisma, që të shpëtojë nga hetimet për korrupsion.

Hunter Biden ka qenë në periudhën 2014 – 2019 pjesë e këshillit mbikëqyrës të kompanisë. Shoqëria energjetike ka qenë në qendër të një procesi për largimin e Trump nga Shtëpia e Bardhë, me akuzën se ka ushtruar presion ndaj Ukrainës për të hetuar mbi aktivitetet tregtare të Joe Biden dhe djalit të tij.

Ndërkohë Twitter ka bllokuar llogarinë e zëdhënëses për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, pasi dhe ajo e kishte shpërndarë këtë artikull. Lajmi është konfirmuar nga Uashington Times.

Me anulimin e debatit presidencial, do të jetë një duel në distancë mbrëmjen e sotme ai mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Të dy kandidatët për president do të sfidohen përballë miliona telespektatorëve duke iu përgjigjur dhe pyetjeve të votuesve. EnBiEs konfirmoi se presidenti amerikan do të jetë në Miami dhe Biden në Filadelfia, ndërsa përballja do të transmetohet nga ABC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!