Bardh Spahia i përgjigjet Manastirlliut: Me fjalë e shfaqje, nuk luftohet virusi

schedule14:32 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:32 - 15 Tetor, 2020

Ish-deputeti i Partisë demokratike Bardh Spahia i është përgjigjur Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për çështjen e maskave.

Teksa ministrja publikoi sot një video solidarizuese, Spahia shprehet se pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video.

Ish-deputeti i ka kërkuar edhe njëherë ministres të marrë në konsideratë planin e opozitës ku mes të tjerash kërkohet shtimi i numrit të testimeve, maskat falas etj.

LEXO EDHE: Manastirliu apel qytetarëve: Mos harroni maskën kur dilni nga shtëpia! Mbroni veten e të tjerët

Reagimi i plotë:

Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.

Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.

Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!

Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!

Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!

Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!

Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!

Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.

COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!