Miliona londineze rrezikojnë mbylljen në shtëpi, dhe nuk mund të ftojnë askënd

schedule12:34 - 15 Tetor, 2020

schedule 12:34 - 15 Tetor, 2020

Miliona londinezë  do të përballen me bllokimin  më të ashpër që pritet të fillojë  nga nesër në mbrëmje ndërsa Boris Johnson po përpiqet për të parandaluar një valë tjetër të koronavirusit, raporton Daily Mail.

Marrëveshja është bërë me kryebashkiakun Sadiq Khan. Kjo do të thotë që  do të ndalohet grumbullimi jashtë  shtëpisë, përfshirë në baret apo vende të tjera të tilla dhe nuk mund të ftoni në shtëpi askënd  që nuk është i familjes tuaj.

Khan ka kërkuar më shumë mbështetje për bizneset që mund të dëmtohen nga këto rregulla strikte. Ai paralajmëroi këtë mëngjes që londinezët do të përballen me një ‘dimër të vështirë përpara’ dhe gjithashtu tha se do të merren masa të reja kombëtare, raporton abcnews.al

Johnson shqyrtoi propozimet këtë mëngjes pasi ato u nënshkruan nga grupi i ekspertëve duke përfshirë mjekun Chris Whitty. Lajmi u bë publik pasi u njoftuan fillimisht deputetët e Londrës nga Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock në 11.30 të mëngjesit.

Kryetari i Bashkisë tha se ai ‘nuk do të tërhiqej nga presioni i popullit”  dhe tha se kufizimet ekstreme do të ishin “me imponim, jo ​​me pëlqim”.

Por qeveria e ka bërë të qartë se ndërsa dëshiron të punojë me autoritetet lokale, ajo do të veprojë pa bashkëpunimin e tyre nëse do të jetë e nevojshme.  Në disa vende baret dhe lokalet,  do të jenë të mbyllura pas orës 10. Sidoqoftë, ai ka kërkuar që shumë masa të hyjnë në fuqi në bazë të normave të infeksionit që  ndryshojnë në lagje të ndryshme.

1.Ish-këshilltarja qeveritare Louise Casey ka paralajmëruar që disa punëtorë mund  të detyrohen të “shesin veten”, pasi nuk kanë mbështetjen e qeverisë.

2.Irlanda e Veriut do të mbyllë pub-et  për një muaj duke filluar nga e premtja dhe do të mbyllë shkollat ​​për dy javë.

3.Deri në 12 lagje të Londrës kanë  kaluar normën e infeksionit prej 100 rastesh për 100,000 banorë.

4.Spitali Royal Liverpool nuk ka më shtretër në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv

5.Karantina për udhëtarët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga pikat e nxehta të viruseve do të shkurtohet në shtatë ditë.

6.Nicola Sturgeon u ka kërkuar skocezëve që të mos udhëtojnë në Blackpool pasi 180 raste të reja në veri të kufirit ishin të  lidhura me qytetin

7.Bllokimi më i ashpër nga ana e Qeverisë deri më tani është futur vetëm në Liverpool

8.Numri i viktimave në MB u rrit  në 43,155 dje, ndërsa numri i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i shpërthimit në mars arriti në 654,644. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!