Prifti serb heq flamurin shqiptar që ndodhet në Koshare që nga viti 1999

schedule12:15 - 15 Tetor, 2020

schedule 12:15 - 15 Tetor, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Koshare, ku një prift serb ka hequr flamurin shqiptar që ndodhej  në tavanin e një banese.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 10 tetor, kur prifti nga rrethina e Beogradit, arriti me shumë vështirësi, pas më shumë se shtatë orësh ecje, i shoqëruar nga dy miq, njëri prej të cilëve gjithashtu i shërben Zotit, për të arritur në kullën e vrojtimit në Koshare.

Përmes një video të postuar nga mediat shihet momenti kur prifti u ngjit në tavanin e ndërtesës ku pa flamurin shqiptar.

Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!