“Nuk mbaj mend një derbi kaq të çuditshëm dhe të ndikuar nga faktorë të jashtëm”, e nis Christian Vieri, i cili është nga prej atyre lojtarëve që ka veshur fanellën e Interit dhe të Milanit. Ish-sulmuesi i analizon në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” të dyja skuadrat në prag të derbit të Milanos.
MILANI – Vieri është nga ata që flet hapur dhe thur lëvdata për sulmuesin e kuqezinjve, Zaltan Ibrahimovic. “Ibra do të shënojë më shumë se 20 gola. Eksperienca e tij nuk ka të krahasuar. Ai rrit nivelin e të gjithë skuadrës”, thotë ish-sulmuesi, i cili vlerëson edhe trajnerin Pioli.
“Kishte një zgjedhje të gabuar, kur shkuan dhe folën me trajner tjetër pa u thënë drejtuesve teknikë. Pioli i ndryshoi gjërat në një moment të vështirë dhe e meritonte që të konfirmohej në stolin e Milanit”, shtoi Vieri. A do të shkojë Milani në Champions? “Është e vështirë, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, shton italiani.
INTERI – Më pas Vieri kalon tek Interi dhe vlerëson më së shumti dy futbollistë, njëri prej tyre i blerë gjatë kësaj vere nga Real Madrid. “Hakimi, tani për tani është anësori më i miri në botë. Lukaku është si një tren, një forcë e natyrës. Nëse i jepni 50 metra në fushë, ai të shkëputet.
A shoh diçka të ngjashme nga vetja tek ai? Këmba e majtë dhe kilogramët, por ai është më i madh se unë. Ndonjëherë shikoj dhe them se edhe unë do të kisha bërë ndonjë veprim si ai”, shprehet Vieri, i cili më pas flet edhe për largimin e mundshëm të trajnerit Antonio Conte.
“Kurrë nuk e kam menduar se Conte mund të largohej. Në rast se ndodhte do të ishte një gabim i madh. Pak trajnerë e ndryshojnë një ekip për disa muaj, sikurse bëri ai. Antonio është ai që është dhe kur e merrni e dini kë keni zgjedhur, ndryshe do të zgjidhnit një kukull. Kur merrnin Vierin dikur e dinin se kush isha dhe se kurrë nuk do të heshtja”, thotë ish-sulmuesi.
Në fund ai ngacmohet edhe për Brozovic, Nainggolan e Eriksen, të cilët kanë pak hapësira tani. Vieri bën një krahasim të goditur nga periudha kur ai ishte pjesë e Interit. “Unë do t’ju jap pesë emra: Vieri, Ronaldo, Baggio, Zamorano dhe Recoba. Asnjëri nuk u ndje i tepërt. Nëse shkoni tek Interi duhet ta merrni parasysh rrezikun që mund të mos luani”, mbyll Vieri. /abcnews.al