Weston Mckennie i Juventusit është infektuar me COVID-19 dhe bardhezinjtë janë izoluar sërish. Numri i të prekurve në Serie A sa vjen në rritje dhe mbrëmjen e djeshme një tjetër klub ka zbuluar se ka të prekur me virusin që ka ndryshuar jetën e të gjithëve.
Parma, përmes një komunikate, bëri me dije se janë katër pjesëtarë të klubit të infektuar, pa saktësuar nëse janë futbollistë, pjesëtarë të stafit apo punonjës të tjerë në klub.
Ditën e sotme një tjetër klub ka njoftuar për një futbollist të infektuar dhe bëhet fjalë për Sassuolon. Jeremy Toljan ka dalë pozitiv me COVID-19 pa shtypës së dytë dhe është izoluar. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka simptoma. /abcnews.al