Vazhdojnë kërcënimet mes Koresë së Veriut dhe SHBA

schedule12:15 - 24 Shtator, 2017

schedule 12:15 - 24 Shtator, 2017

Vazhdojnë kërcënimet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Ministri I jashtëm I Penianit e cilësoi presidentin Donald Trump si një person të sëmurë mendor. Ndërsa kreu I Shtëpisë së Bardhë u përgjigj duke dërguar bombarduesit afër territorit të Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar kërcënime të reja kundër Koresë së Veriut. Kjo sjellje e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të ashpër të ministrit të jashtëm të vendit komunist në Kombet e Bashkuara. Ri Jong-ho e përshkroi Trump si një “person të sëmurë mendërisht të pushtuar nga megalomania” I cili është në një “mision vetëvrasës”.
Presidenti amerikan u përgjigj me një mesazh të shkurtër në tuitër duke shkruar se Ri dhe lideri I Koresë së Veriut Kim Jong-un nuk do të jenë për shumë kohë në qarkullim nëse vazhdojnë me retorikën e tyre.
Kërcënimet e reja erdhën në të njëjtën kohë kur bombarduesit amerikanë fluturuan afër brigjeve lindore të Koresë së Veriut. Pentagoni tha se kishte për qëllim të demonstronin opsionet ushtarake në dispozicion të SHBA për të mposhtur çdo kërcënim. Shtetet e Bashkuara njoftuan se misioni ka shkuar në pikën më veriore të Zonës së demilitarizuar, që ndan Gadishullin Korean. Sipas zyrtarëve, këtë shekull, asnjë avion luftarak, apo bombardues amerikan nuk ka fluturuar ndonjëherë në atë territor.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Dana Ëhite tha në një deklaratë se misioni tregon për seriozitetin me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara “sjelljen e papërgjegjshme” të Koresë së Veriut. Pavarësisht retorikës së ashpër, ekspertët mendojnë se nuk ka ndonjë shenjë rreziku që dy vendet mund të përfshihen në ndonjë konflikt të drejtëpërdrejtë. Por ata mendojnë se keqkuptimet mund të kenë pasoja të rrezikshme.
Duke iu referuar fjalimit të Trump në OKB, ministri I Koresë së Veriut tha se “fyerjet e presidentit amerikan janë një gabim I pakthyeshëm dhe e bëjnë të pashmangshme goditjen e tokës Amerikane me raketë”. “Trump do ta paguajë shtrenjtë fjalimin e tij”, u shpreh Ri. Zyrtari I vendit komunist nuk pranoi të komentonte veprimin e fundit të administratës së presidentit amerikan lidhur me dërgimin e bombarduesve afër Koresë së Veriut.