Kim Kardashian është zyrtarisht më e pasur sesa motra e vogël Kylie Jenner, të cilën Forbes e konsideroi si miliarderen më të re në histori. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është bërë pjesë e listës së grave më të pasura në SHBA, pjesë e së cilës janë dhe Rihanna, Taylor Swift, Lady Gaga dhe Serena Williams.
Kim ka qenë duke punuar me “perandorinë e saj” të kozmetikës dhe veshjeve, e cila përfshin KKW Beauty dhe Skims. Kjo vjen pasi Kim shiti 20% të aksioneve të KKW Beauty gjigandit të kozmetikës Coty në korrik. Kylie është personi më i ri që shfaqet në listë, por duket se pasuria e saj është kapërcyer nga Kim.
Sipas Forbes, pasuria e Kylie tani vlerësohet të jetë 700 milion dollarë (534 milion), një rënie e konsiderueshme kur ajo u shpall si miliarderja më e re në botë vitin e kaluar. Sidoqoftë, revista pak kohë më parë i hoqi titullin miliarder, pasi e akuzoi atë për mashtrim. /abcnews.al