Remi Dujardin është 23-vjeç dhe luan në rolin e qendërmesfushorit. Lojtari nga Hong Kongu iu bashkua Partizanit në muajin korrik, por bllokimi i merkatos te të të kuqtë, solli mungesën e firmës me klubin kryeqytetas.
Gjithsesi, Dujardin ka zgjedhur të vijojë karrierën në një tjetër skuadër të Superiores. Lojtari aziatik ka arritur marrëveshjen me Skënderbeun dhe do të jetë pjesë e ekipit korçar sezonin e ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/CGVcLNpJVlY/?utm_source=ig_web_copy_link
Më parë ai është aktivizuar në SHBA, Spanjë dhe HIFK Fotboll në Finlandë. Dujardin ka qenë edhe pjesë e Hong-Kong U23, ndërkohë që tani kërkon të provojë një eksperiencë të re me Skënderbeun e Ahmatajt. /abcnews.al