UEFA Nations League ka bërë që shumë kombëtare të njohura të zbresin në fushën e lojës, ku fokusi më i madh është padiskutim te Liga A. Belgjika kaloi shpejt në avantazh kundër Islandës, falë një supergoli nga Lukaku.
Bomberi belg merr një pasim të gjatë dhe pasi e kontrollon në mënyrë të shkëlqyer, shtyn kundërshtarët dhe liron të majtën, duke gjuajtur dhe duke shënuar një gol shumë të bukur.
Një supergol, ka shënuar edhe Antoine Griezmann për Francën. Numri 7 i kampionëve të botës gjuan fort me të majtën nga brenda zonës, duke përplasur topin në traun e portës e më pas në rrjetë. Fantastik!/abcnews.al