Kryeministri Edi Rama, sërish bën apel për mbajtjen e maskave.
Pas vendimit të konfirmuar për mbajtjen e maskave edhe jashtë shtëpisë, Rama rithekson që qytetarët nuk duhet të neglizhojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në një postim të fundit në rrjetin social “Instagram” Kryeministri shkruan: “Ju lutem nga nesër maskat kudo jashtë shtëpisë”.
Lexo edhe: Nga nesër maskat me detyrim, Manastirliu: Mbajeni kudo jashtë shtëpisë, lajeni në lavatriçe
Kujtojmë që nga dita e enjte maskat do të jenë të detyrueshme edhe jashtë shtëpisë, vendim ky që u komunikua nga Kryeministri Edi Rama dhe gjithashtu nga Ministrja Ogerta Manastirliu, e cila sqaroi edhe rastet kur është dhe nuk është e detyrueshme mbajtja e saj.
Lexo edhe: Nga nesër me detyrim, çfarë ndodh nëse kapeni pa maskë dhe refuzoni të jepni kartën ID?
Po ashtu u bë me dije se për personat të cilat do të identifikohen pa maskë, ndaj tyre do të vendosen edhe gjoba. Personat që nesër do të kapen pa maskë do të gjobiten 3 mijë lekë, ndërsa nëse e përsërisin masa administrative shkon 5 mijë lekë.
/abcnews.al/