Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Hodhi acid në drejtim të 11 oficerëve të policisë në Britani, në pranga 32-vjeçari shqiptar

schedule18:14 - 14 Tetor, 2020

schedule 18:14 - 14 Tetor, 2020

Një shqiptar në Britaninë e Madhe akuzohet t’u ketë hedhur acid 11 oficerëve të policisë, të cilët e ndaluan për një kontroll droge. Incidenti me oficerët e Met raportohet të ketë ndodhur në Dale Close, Barnet, më 23 shtator.

I arrestuari Armando Gjyla, 32 vjeç, nga Southgate, akuzohet për hedhjen e lëndës së rrezikshme në drejtim të policëve me qëllim dëmtimin, shëmtimin, çaktivizimin ose dëmtimin e rëndë trupor.

Ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Barkingside ditën e sotme. Gjyla akuzohet gjithashtu për komplot për furnizim me lëndë narktoike të klasit B. Një 21-vjeçar i cili u arrestua gjatë operacionit gjithashtu ra në kontakt me substancën dhe mbetet në spital për trajtim, tha policia.



Met tha se të gjithë 11 oficerët u dërguan në spital, por asnjë nga dëmtimet e tyre nuk ishte kërcënues për jetën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!