Koreografe, balerinë, producente dhe moderatore. Po flasim për Joli Agolli Paparisto, e cila ishte e ftuar sot në programin ‘ABC e Pasdites’ me Ermal Peçi. Gjatë bisedës në studio mbi mendësinë e të jetuarit si shqiptarët ajo u ndal pak në fillimet e jetës së saj në Amerikë.
Ajo tregoi se ka pasur një fillim të vështirë kur ka ikur nga Shqipëria.
“ Të rinjtë duhet të stërvisin veten për të fituar diçka me meritokraci, sepse në Amerikë ta harrojnë se do i falë njeri diçka. Të mesohen të bejnë edhe punë të vështira. Unë nga një balerinë fillova të punoj në restorant dhe fillova të mbaja atë tepsinë e madhe me pjata dhe unë vetëm qaja”.

Diskutimi mbi meritokracinë ndezi debatin në studio teksa gazetarja e sportit Sabina Mete ndau edhe eksperiencën e saj të punësimit apo edhe përceptimet rreth vajzave të ekranit. Mos humbisni bisedën për më shumë në kanalin tonë të Youtube.

